Lojërat

Sipas zhvilluesit, Kinect Sports Rivals mund të ishte Mario Kart i Xbox One

Oct 13 2013
0 Shpërndarje
Sipas zhvilluesit, Kinect Sports Rivals mund të ishte Mario Kart i Xbox One

Kinect Sports Rivals mund të ishte versioni i Xbox One për Wii Sports ose Mario Kart për Wii, ka thënë në një intervistë drejtori kreativ i Rare Ltd, Simon Woodroofe për OXM.

“Ne mendojmë mirë, ne shpresojmë, që ky është lloji i lojës që ende është njëra nga gjërat e para që çdokush që e blen një Xbox One”,- tha Woodrooffe. “Lloji i Wii Sports dhe Mariko Kart për Wii.” Kinect Sports Rivals qëndron me një bisht të gjatë, tha Woodroofe, pjesërisht për shkak të stilit të prezantimit.

“Estetika jonë vizuale, grafikët tanë, janë mjaft të qëndrueshëm, ata nuk janë duke shkuar deri tani – është një lloj i stilit Pixar kur ta shikosh,” tha ai. “Ne jemi duke u përpjekur që të bëjmë diçka që është ende e përshtatshme për konsumatorët teksa audienca ndërron nga adoptuesit e hershëm kyç tek lojtarët e rrjedhës qendrore, është ende një përvojë e përshtatshme për ta.

Dhe natyrisht, për ta është madje edhe me më tepër vlerë sepse ka më tepër gjëra në të, është një histori në të cilën ata mund të futen.” Kinect Sports Rivals është një vazhdim i KinectSports për Xbox 360. Loja në fillim ishte shtyrë për të dalë këtë fundvit me Xbox One, por ishte shtyrë gjatë kësaj vere për pranverën e vitit 2014. Ai ka gjashtë mini-lojëra që kërkojnë kontroll me lëvizje: ngjitje, garë zgjimi, futboll, bouling, tenis dhe gjuajtje në shënjestër. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>