Lajme lojërash

Sipas një hulumtimi, lojërat me demo dëmtojnë shitjet

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Sipas një hulumtimi, lojërat me demo dëmtojnë shitjet

Të dhënat e reja nga ndërmarrja që merret me hulumtim dhe këshillim për industrinë e lojërave, EEDAR, tregon që lëshimi i versioneve demo të lojërave në fakt ka një efekt të dëmshëm në shitjet e lojërave.

Zhvilluesi i lojërave, Jesse Schell, ka paraqitur të dhënat gjatë një ligjërate në konferencën Gamelab në Barcelona.

Sllajdi i Schell paraqiti që mesatarja e lojërave për Xbox 360 shiten në rreth 525,000 kopje pas gjashtë muajsh kur lëshohet një version me një pamje të shkurtër, pa demo. Në anën tjetër, një lojë me një demo dhe një pamje të shkurtër do të shitet vetëm rreth 250,000 herë.

Mesatarisht, lojërat e lëshuara për Xbox 360 pa pamje e as pa demo janë shitur në më pak se 100,000 kopje në të njëjtën periudhë kohore.

Një problem potencial me interpretimin e të dhënave të EEDAR në këtë mënyrë është vështirësia për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje mes titujve më të shitur në industrinë e lojërave – si Call of Duty, BioShock Infinite, ose Tomb Raider – që në përgjithësi nuk kanë lëshuar një version demo. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>