Lajme lojërash

Sipas FIFA Simuliation, Gjermania do ta fitojë kampionatin e sivjetshëm botëror në futboll

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Sipas FIFA Simuliation, Gjermania do ta fitojë kampionatin e sivjetshëm botëror në futboll

Sipas një simulimi special nga FIFA 14, rezultatet e të cilit u publikuan gjatë të enjtes nga EA Sports, Gjermania do ta fitojë Kampionatin Botëror FIFA 2014 duke mposhtur Brazilin në kohë shtesë me rezultatin 2 me 1. E mendoni që Gjermania nuk ka gjasa që të mposhtë nikoqirët e këtij kampionati? EA Sports ka një regjistër ndjekës të saktësisë, sikur katër vite më parë, që kishin parashikuar me sukses që Spanja do ta fitojë turneun. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, NHL 14 nga EA Sports parashikoi që Boston Bruins do të fitonte Kupën Stanley gjatë këtij viti dhe ajo nuk do të ndodh.

Sipas simulimit nga EA Sports, Brazili shënon golin e parë nga Neymar, ndërsa gjatë lojës lojtari Per Mertesacker shënon golin e barazimit për Gjermaninë. Miroslav Klose e mbyll rezultatin e takimit me një gol në kohën shtesë për t’i dhënë Gjermanisë titullin e katërt të Kupës Botërore. Për të shkuar në finale, sipas EA Sports, Gjermania mposhti Argjentinë me rezultatin 2 me 1 në çerekfinale dhe kishte mposhtur kampionin aktual Spanjën në penalti, 5 me 4 në favor të Gjermanisë. Kampionati Botëror fillon javën e ardhshme në Brazil. Microsoft lajmëroi më herët gjatë kësaj jave që mund të shikoni rezultatet e ndeshjeve në Xbox One. (GameWorld Albanian)

Tags >

Fifa 2014
Lajmet e fundit>