Lajme lojërash

SimCity ka shitur mbi 1 milion kopje

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
SimCity  ka shitur mbi 1 milion kopje

SimCity i Maxis ka shitur 1.1 milion kopje vetëm në 2 javë nga dalja e lojës, kjo sipas një lajmi të cilin e ka publikuar vetë EA.

Më shumë se gjysma e këtyre shitjeve janë bërë nga Origin dhe shërbimet e tjera të shpërndarjes dixhitale.  EA gjithashtu nxori dhe disa detaje të tjera shumë interesante si lojtarët e SimCity kanë qenë të kyçur në më shumë se 15 milionë orë onlinë.

Më shumë se 5.7 milionë qytete origjinale janë krijuar. Më shumë se 780 milionë ndërtesa janë ndërtuar. Kryebashkiakët e qyteteve kanë krijuar 40 mijë herë më shumë autostrada se  sa janë krijuar në të gjithë globin.

Jo keq për një lojë që mezi funksionoi ditët e para të daljes së saj. Kohët e fundit EA  iu dhuroi blerësve të saj një lojë falas për ti kompensuar me problemet që kishin për shkak të serverave të mbingarkuar.

Gjithashtu kompania thotë se ka rritur kapacitetin e serverave me 400% që nga dalja e lojës. (GameWorld Albanian)

Tags >

SimCity
Lajmet e fundit>