iOS

SimCity 3000

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
SimCity 3000

SimCity 3000 është një lojë simulim me ndërtime të qytetit e publikuar në vitin 1999 dhe është loja e tretë në serinë me të njëjtin emër. Loja u publika nga Electronic Arts dhe u zhvillua nga Maxis.

Loja doli për Windows, Macintosh si dhe më vonë për Linux. Loja ka shumë ndryshime nga SimCity 2000. Këto ndryshime duken në hapësirën e qyteteve apo dhe në aspektin e menaxhimit të qytetit.

Këto ndryshime i japin lojës një ndjesi më të lirë se paraardhësja e vet. Ndryshimi më i dukshëm është në menaxhimin e mbetjeve të cilat grumbullohen kur qyteti arrin një popullsi me madhësi të mesme. Këto mbetje duhet të hiqen nga qyteti, por normalisht me një kosto të caktuar.

Në lojë prezantohen gjithashtu agrikultura dhe fermat duke u pozicionuar në periferi të qytetit të cilat kanë një nivel më të ulët ndotje se sa në qytet. Edhe pse koncepti i fqinjëve u prezantua te SC2K, në SCK3 ai zgjerohet shumë. Tani mund të kryeni marrëdhënie biznesi me qytetet e tjera për elektricitetin, ujin apo shërbimet për mbeturinat.

SimCity 3000 mori vlerësime shumë të mira. IGN e vlerësoi me 9.0 duke i vlerësuar shumë audion, lojën, grafikën si dhe paraqitjen e përgjithshme. GameSpot e vlerësoi me 8.5 duke i vlerësuar elementet, por duke kritikuar njekohësith për natyrën e këshilimeve. (GameWorld Albanian)

Tags >

SimCity
Lajmet e fundit>