Lojërat

SimCity 2000

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
SimCity 2000

SimCity 2000 është një lojë me simulim që ndërton qytete dhe e dyta në serinë SimCity. SimCity 2000 doli fillimisht nga Maxis në vitin 1994 për kompjuterët me sistem operativ Apple Macintosh.

Më vonë doli gjithashtu për Amiga, DOS dhe Microsoft Windows. Në vitin 1995 SimCity fitoi çmimin si loja më e mirë strategjike. Suksesi i SimCity origjinale kombinuar me suksesin e lojërave të tjera Sim, sollën krijimin e një vazhdimi.

SimCity 2000 ishte një shtim shumë i madh në koncept. Tani pamja ka një aspekt dimetrik dhe jo sipër kokës, ku tokat kanë lartësi të ndryshme si dhe gjithashtu u prezantuan për herë të parë tubat e ujit dhe metrotë. Godina të reja përfshinin burgje, shkolla, librari, muze, marina, spitale si dhe qendra arkeologjike. Lojtarët mund të ndërtojnë autostrada, rrugë, parqe autobusësh, shina treni, metro si dhe aeroporte.

Ka gjithashtu një variacion prej 9 llojesh qendrash energjie ku përfshihen këtu gaz natyral, nuklear, turbine me ajër, panele diellore, qendra fuqie të së ardhmes si dhe motorë qymyrguri. Gjithashtu lojtarët mund të ndërtojnë autostrada që lidhen me qytete fqinje për të rritur popullsinë dhe për të bërë tregti.

Në tetor të vitit 1995 Famitsu e vlerësoi lojën me 6 nga 10 në bazë të disa analizave nga kompani dhe evente të ndryshme. (GameWorld Albanian)

Tags >

SimCity
Lajmet e fundit>