Lajme lojërash

Sim City vjen për Mac më 11 qershor

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Sim City vjen për Mac më 11 qershor

Electronic Arts ka lajmëruar se loja e vet SimCity do të dalë për Mac më 11 qershor.

Gjithsesi do të jetë vetëm e disponueshme për shkarkim dhe jo për tu blerë në dyqane.

Më herët loja pritej që të lajmërohej për këtë sistem operativ në verë.

SimCity do të ketë kryqëzim platformash, gjë që do të thotë se klientët e Mac dhe PC do të mund të luajnë së bashku në të njëjta servera.

Ata që kanë versionin për PC do të marrin atë për Mac falas, dhe e anasjelltas. Gjithashtu ata që kanë “krijuar” një qytet në PC mund të kyçen në Mac dhe ta përdorin njësoj.

SimCity për Mac kërkon një version Lion OSX 10.7.5 dhe procesor Core 2 Duo. Gjithsesi Max akoma nuk ka nxjerrë nëse loja do të ketë mbështetje për Retina.

Deri më sot, EA ka thënë se loja ka shitur mbi 1.3 milionë kopje. (GameWorld Albanian)

Tags >

SimCity
Lajmet e fundit>