Lojërat

Silent Hill

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Silent Hill

Silent Hill është një lojë horror-mbijetesë e publikuar nga Konami dhe e zhvilluar nga Konami Computer Entertainment Tokyo për Play Station në 31 janar, 1999.

Loja është e vendosur në hapësirën midis dy realiteteve alternative në qytetin fiktiv të Silent Hill. Loja ka një influncë të madhe psikologjike si në historinë e saj ashtu dhe në zgjidhjen e enigmave të ndryshme gjatë lojës të shoqëruara këto, sigurisht, me ambientin rrethues të saj të frikshëm dhe të mistershëm.

Loja shfaqet në një pamje në vetë të tretë dhe është pjesa e parë e serive të Silent Hill. Ajo ndjekë historinë e Harry Mason, pesonazhi kryesor i lojës, ndërsa si është duke kërkuar për vajzën e tij të adoptuar, Cheryl, në këtë qytet të bazuar në kult dhe plotësisht të braktisur. Në këtë qytet, ku kulti dhe besimi në zotin e vdekjes, Harry zbulon të pazbuluarat në të cilat realiteti dhe abstraktja ndërthuren përgjatë historisë së tij në lojë.

Loja karakterizohet nga 5 mbyllje të ndryshme, në varëzi të zgjedhjeve të bëra gjatë saj, duke përfshirë dhe një mbyllje qesharake. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>