Lojërat

Silent Hill – The Room

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
Silent Hill – The Room

Silent Hill 4: The Room është seria e 4-të e lojës horror-mbijetesë Silent Hill, e publikuar nga Konami dhe e zhvilluar nga Team Silent. Loja doli në treg në Japoni më 4 qershor 2004 dhe në Amerikën e Veriut dhe Europë në shtatorin e të njëjtit vit. Silent Hill u lansua për Play Station 2, Microsoft Windows dhe Xbox.

Ndryshe nga pjesët e kaluara që zhvilloheshin në qytetin e Silent Hill, kjo lojë zhvillohet në qytetin fiktiv të South Ashfield, dhe ndjek një karakter të quajtur Henry Townshend i cili përpiqet të largohet nga apartamenti i tij i mbyllur nga shkaqe të panjohura. Ai eksploron një seri botërash të çuditshme dhe e gjen veten në konflikt me një vrasës të “pavdekshëm” të quajtur Walter Sullivan.

Loja, që përqëndrohet në protagonistin Henry, karakterizohet nga nivele që mund të qasen në lojë nga një vrimë e formuar në apartamentin e tij. Në gjysmën e parë të lojës dhoma ndihmon lojtarin të rigjenerojë jetën e humbur në misionet por në gjysmën e dytë të saj, dhoma pushtohet nga shpirtra të këqinj të cilët thithin jetën e tij.

Lojtari lufton armiqtë me armë të ndryshme, pistoleta apo edhe armë tjera si shkop, hekur etj., dhe maksimumi që ai mund të mbajë është 10, kurse pjesa tjetër mbahet në kutinë që ndodhet në dhomën e tij. Loja, përveç vrasjes së mostrave, karakterizohet edhe nga enigma që në këtë numër nuk janë dhe aq të shumta sa në seritë paraprake.

Në pjesën e dytë të saj, Henry shoqërohet nga Eileen Galvin; Eileen nuk mund të vdesë kur është përkrah Henry, por kur ajo merr lëndime shkon deri në pushtimin e saj. Lëndimi që ajo merr gjatë lojës vendos nëse ajo vdes apo jo, gjë kjo që njëkohësisht ndikon drejtpërdrejt në mbylljen e lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>