Lojërat

Silent Hill Hommecoming

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Silent Hill Hommecoming

Silent Hill Hommecoming, është pjesa e gjashtë e serive të lojës mbijetesë-horror Silent Hill e zhvilluar nga Double Helix Games. Loja doli në treg më 30 shtator 2008 për Play Station 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows. Loja tregon historinë e Alex Shepherd, një ushtar i kthyer nga lufta, për në qytetin e tij Shepherd’s Glen, ku e gjen atë në një rrëmujë totale, so dje vëllain e humbur. Gjersa vazhdon të kërkojnë të vëllain, ai zbulon më shumë rreth urdhërit, kultit të Silent Hill, si dhe historisë së qyetit dhe të shkuarës së tij.

Hommecoming në përgjithësi ka marrë vlerësime shumë të mira, me një reagim pozitiv rreth grafikës, audios, dhe mjediseve të lojës dhe një reagim më pak të favorshëm rreth skenarit dhe historisë së lojës, dhe disa nga elementet e mënyrës së luajtjes së saj dhe atyre horror.

Lojtari merr rolin e protagonistit, Alex Shepherd, një ushtar i Forcave Speciale i cili kthehet në shtëpi nga detyra e tij për të kuptuar që vëllai i vogël dhe babai janë zhdukur dhe nëna e tij është çmendur. Alex fillon të kërkojë për vëllain, duke u drejtuar për në Silent Hill pasi kërkoi në qytetin e tij të Shepherd’s Glen.

Në përgjithësi mënyra e lojës është ë njëjtë me versionet paraprake. Lojtari eksploron ambiente të ndryshme duke kërkuar për të dhëna për të ecur në histori. Për ta bërë pak më të thjeshtë lojën, Alex e kthen kokën drejt objekteve apo të dhënave për të informuar lojtarin që ai objekt mund të merret. Elementet e misterit dhe enigmës janë gjithashtu pjesë e lojës, dhe shënimet e lojtarit mund ta ndihmojnë atë t’i zgjidhë ato. Për herë të parë në seritë e Silent Hill, lojtari, në bisedat me personat tjerë, mund të zgjedhë përgjigjet që do të japë, të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e lojës. Gjithashtu, si dhe në versionet e mëparshme, armët si pistoletë, shotgun, armët e ftohta, çiftet janë prezente dhe këtu.

Një lojë që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, ku historia e saj plotë mister përpin lojtarin duke e tërhequr më shumë rreth historisë misterioze të Aleksit dhe vëllait të tij të humbur, do t’ju lë pa fjalë në fund. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>