Lojërat

Silent Hill: Downpuor

Sep 27 2012
0 Shpërndarje
Silent Hill: Downpuor

Silent Hill: Downpuor është një lojë horror dhe është pjesa e 8-të e serive të Silent Hill. Loja u shfaq më 13 mars 2012 për Play Station 3 dhe Xbox 360.

Downpour është një lojë horror ku lojtari shqyrton ambjentin rrethues, zgjidh enigma dhe mistere të ndryshme që shoqërojnë qytetin e mistershëm te Silent Hill, dhe sfidon vdekjen duke luftuar përbindëshat që popullojnë këtë qytet.

Përsonazhi kryesor i lojës është Murphy Pendleton, një i burgosur, i dënuar për vjedhje të një makine policie, i cili përgjatë lojës mund të mbajë vetëm një armë zjarri dhe një të ftohtë.

Armët do të amortizohen përgjatë lojës dhe do të thyhen dhe rrobat e tij do të bëhen më të gjakosura përgjatë lojës. Loja karakterizohet nga një sistem “marrës vendimesh”, e cila ka të bëjë me vendime morale. Vendimet e lojtarit do të ndikojnë në zhvillimin e lojës dhe në përmbylljen e saj. Gjithashtu ka dhe kërkime shtesë, jo të detyrueshme, që lojtari mund të bëjë.

Loja karakterizohet nga një sistem i motit. Shpesh do të bejrë shi dhe kjo është një shenjë që lojtari është në rrezik.

Lojtari mund të përballet me rrezikun ose të largohet prej tij dhe të fshihet në një ndërtesë aty pranë. Gjithashtu dhe periudha e ditës do të ndryshoje, nga dita në natë dhe anasjelltas. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>