Lojërat

Silent Hill 3

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Silent Hill 3

Silent Hill 3 është një lojë horror-mbijetesë e publikuar nga Konami për Play Station 2 dhe e zhvilluar nga Team Silent. Ajo është seria e tretë e Silent Hill dhe është një vazhdim i Silent Hill 1.

Loja doli në treg në maj të vitit 2003, dhe në tetor të të njëjtit vit doli dhe për Microsoft Windows. Një version i modifkuar dhe i përmirësuar në HD u lansua për Play Station 3 dhe Xbox 360 në 20 mars 2012.

E vendosur 17 vjet pas ngjarjeve të Silent Hill, në të cilën Harry Mason mund zotin e qytetit dhe i jepet një vajzë për t’u kujdesur, Silent Hill 3 fokusohet në Heather, një adoleshente e cila e gjen veten në realitetin e Silent Hill. Ajo zbulon se kulti i qytetit planifikon ta përdor atë për ta ngjallur zotin e tyre, dhe ajo më pas mbetet në konflikt me kultin.

Loja e Silent Hill 3 është e ngjashme me 2 seritë paraprake, tre elementët kryesor të lojës janë luftimi, eksplorimi dhe zgjidhja e enigmave. Luftimi dhe eksplorimi vendosen në një pamje në vetë të tretë që i jep mundësi lojtarit të mbajë armë që gjenden në lojë. Heather mund edhe të bllokojë dhe të shmanget nga armiqtë.

Lojtari mund të vendos vështirësinë e lojës dhe enigmave në mënyra të ndryshme. Gjithashtu, loja karakterizohet dhe nga zhbllokime armësh të reja pasi lojtari e përfundon nivelin e parë të lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>