Lajme lojërash

Si të bëni konsolë loje falas si PS3 apo Wii

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Si të bëni konsolë loje falas si PS3 apo Wii

A do të na besonit nëse ju themi se pa kurrfarë shpenzimesh ju mund të realizoni krijimin e një konsole sikurse Nintendo Wii, në shtëpinë tuaj komplet falas? Brass Monkey e bën këtë punë.

Nuk është plotësisht falas duke pasur parasysh se duhet të keni smartfonë, lidhje Wi-Fi dhe kompjuter, por po supozojmë që të gjitha këto elemente tashmë i posedoni, kështu që nuk ju duhet të bëni shpenzime shtesë.

Përgjigjja vjen në formën Brass Monkey, konsola për video lojëra në të cilën smartfonët shërbejnë si kontrollues (komandues), kurse për shfaqjen e përmbajtjes duhet ekrani me ueb shfletues, që do të thotë se mund të jetë tablet, laptop, smart TV etj.

Aplikacionin mund ta shkarkoni falas nga Play Store/ App Store, të lidheni me Wi-Fi dhe me kompjuter vizitoni faqen Brass Monkey dhe frustrimi mund të fillojë.

Layouti i komanduesit ndërrohet gjatë çdo loje, ku në pushkën e Angry Bots do të keni dy analog, derisa smartfoni juaj në lojën Monkey Golf do të ketë dy butona për rregullim, kurse vet goditja e topit të golfit bëhet duke tundur smartfonin tuaj në mënyrën e Tiger Woods.

Nuk është gjithçka perfekte, megjithatë u takuam me frustrimin klasik të lojës e cila vjen për shkak të jo precizitetit. Pra ekziston problemi i kontrolluesit (komanduesit), sepse të gjithë “butonët” janë të vendosur në ekranin me prekje, kështu që gishtat dinë të bredhin sepse ju nuk shikoni më në atë ekran por në tjetrin.

Brass Monkey ka potencial, në këtë fillim po duket shumë mirë, kurse ofron edhe mundësinë për ekipet geek që të argëtohen në multiplayer. Ju këshillojmë që tashmë keni në dorë smartfonin tuaj e jo ndonjë komandues tjetër, kështu që bëni kujdes mos e gjuani kur ta humbni lojën! (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>