Lajme lojërash

Si do të ishte Mario në 3D

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Si do të ishte Mario në 3D

Me gjithë këtë zhvillim teknologjik të ditëve të sotme, makineritë fizike, ekranet retina si dhe kartat grafike shumë të fuqishme, është paksa e vështirë të përfytyrohet një lojë e vjetër si Super Mario nëse do të krijohej sot.

Si një lojë e tipit 2D Mario ishte një lojë argëtuese, por e vështirë edhe në nivelet më të hershme. Krijuesi i lojërave Freddie Wong tregon se sa e pamundur do të ishte kjo lojë për tu luajtur nëse do të ishte në veten e parë dhe në 3D. First Person Mario: Endgame është një vazhdim i lojës origjinale për demostrim se si do të ishte në ditët e sotme.

Në atë të parën ishte shumë e qartë se eksperienca do të ishte kaotike. Pjesa e parë e Mario, të paktën në botën 2D, ishte shumë e thjeshtë. Pyetja qëndronte nëse do i mbijetoje lojës deri në fund. Një shkimi i shpejtë mbi videon dhe përgjigja do të ishte “jo”. Nuk ka mënyrë për tu shmangur topave që vijne drejt teje.

E vetmja strategji e mundshme? Hidhu dhe lutu. Pasi i kalon tanket vjen koha e kapos. Në 3D është shumë më e frikshme duke parë gjithë atë trup të madh që vjen drejt teje dhe dyshimin që ke nëse do kalosh dot nga poshtë apo jo.

I gjithë projekti u zhvillua nga 5 persona. Brandon Laatsch ishte kryetari i grupit dhe e krijoi këtë në një kombinacion të 3dsMax, After Effects, Premier, Vray dhe Krakatoa.

Ai gjithashtu thotë se nëse ky projekt do të ishte bërë në një kompjuter të vetëm do të duheshin mbi 50 orë, ndërsa duke i lidhur në rrjet u harxhua shumë më pak kohë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>