Lajme lojërash

Shtohet përkohësisht karakteri Usain Bolt për Temple Run 2

Aug 3 2013
0 Shpërndarje
Shtohet përkohësisht karakteri Usain Bolt për Temple Run 2

Usain Bolt, atleti që mban rekordin botëror për sprintin prej 100 dhe 200 metrash, është tashmë i disponueshëm si një karakter i veçantë në Temple Run 2 me një çmim prej 0.99 $. Disponueshmëria e tij është e kufizuar në kohë, pra ai mund të shkarkohet por vetëm për disa kohë.

Pasi blihet, vrapuesi merr një aftësi të veçantë “Bolt”. Aktivizimi i kësaj veçorie e bën Usainin të padukshëm, aktivizon ecjen automatike si dhe shton një magnet për monedhat. Ndoshta është disi e çuditshme të shohësh një imazh kaq të njohur botërisht të personalizuar në një karakter të animuar, megjithatë nuk mund të mohojmë faktin se është një nga blerjet më interesante që mund të bëni për aplikacionet dhe lojërat tuaja.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që imazhi i Bolt përdoret për reklamë. Ai është ylli i shumë fushatave reklamash, përfshi atë të anglezëve të Virgin Media. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>