Lajmet

Shtëpia botuese ICTSmedia thirrje për autorë, gazetarë dhe praktikantë në fushën e teknologjisë së informacionit

May 25 2017
0 Shpërndarje
Për të gjithë gazetarët dhe autorët e fushës së ICT-së Shtëpia Botuese ICTSmedia mundëson publikimin e shkrimeve dhe temave të ndryshme. Shtëpia botuese ICTSmedia thirrje për autorë, gazetarë dhe praktikantë në fushën e teknologjisë së informacionit Photo Source: ICTSmedia

Jeni kreativ? Keni pasion teknologjinë dhe informacionin? Dëshironi të jeni autor i kësaj fushe? Tani një mundësi e artë për të gjithë.

Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në fushën shtypit të shkruar dhe dixhital dedikuar botës së teknologjisë dhe informacionit në trevat shqipfolëse me botimet e njohura në gjuhën shqipe të PCWorld Albanian, CIO Albanian, GameWorld Albanian, shpalli të hapur aplikimet për autorë, gazetarë dhe praktikantë në fushën e teknologjisë së informacionit.

PCWorld Albanian sjell këshillat më të mira në gjuhën shqipe, fakte interesante mbi teknologjinë, zhvillimet më të rëndësishme lokale, rajonale dhe globale në fushën e teknologjisë.

CIO Albanian është produkti më prestigjioz botëror i IDG, dhe në mesin e gjuhëve të ndryshme të botës, që nga viti 2008 edhe në shqip. Ai i dedikohet liderëve CIO, CEO, CFO, CSO, CXO, CTO dhe IT.

GameWorld Albanian është media e parë zyrtare shqiptare dhe vendtakimi i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe që janë të interesuar për sportet elektronike.

Për të gjithë gazetarët dhe autorët e fushës së ICT-së Shtëpia Botuese ICTSmedia mundëson publikimin e shkrimeve dhe temave të ndryshme.

Të gjithë të pasionuarit dhe profesionistët e kësaj fushe do të kenë mundësi që shkrimet e tyre ti botojnë në mediumet PCWorld.al, CIO.al, Gameworld.al dhe markat të tjera të cilat shumë shpejt pritet të lançohen.

Përveç gazetarëve dhe profesionistëve ICTSmedia ofron internship për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të profilizohen në gazetarinë që ka në fokus Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë dhe dërgojnë CV-në e tyre në këtë formular online si autor, gazetar dhe praktikant. Ju mirëpresim! /ICTSmedia

Tags >

ICTSmedia
Lajmet e fundit>