Lajme lojërash

Shpallet loja e re e Sherlock Holmes

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Shpallet loja e re e Sherlock Holmes

Focus Home Interactive ditë më parë njoftoi lojën e re të serisë rreth Sherlock Holmes me emrin Crimes & Punishments (Krim dhe ndëshkim).

Studioja zhvilluese do të jetë prapë Frogwares, ndërsa aventura e re do të përmbajë tetë raste në të cilat lojtarët do të udhëheqin Holmesin “nëpër vendime të rëndësishme morale për zbatimin e rregullt të drejtësisë”.

Frogwares e kanë mënjanar motorin e mëparshëm me të cilin kanë punuar lojërat e deritashme të ketij seriali në favor të “unreal engine 3” dhe tani do të ketë një pamje më moderne.

Crimes & Punishments do të shfaqet për platformat Xbox 360, PlayStation 3 dhe për PC gjatë këtij viti. Data e saktë e lançimit të kësaj mbetet ende një mister. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>