Lojërat

Shkrimtari i Dragon Age: Inquisition flet për domosdoshmërinë e largimit të përmbajtjes

May 6 2014
0 Shpërndarje
Shkrimtari i Dragon Age: Inquisition flet për domosdoshmërinë e largimit të përmbajtjes

Realiteti i zhvillimit të lojërave përbëhet edhe nga ajo që shumë ide të shkëlqyera dhe përmbajtje mjaft të mira largohen nga produkti final për shkak të afateve të kufizuara kohore dhe resurseve që janë në dispozicion. Lojtarët, me siguri mund të jenë të zhgënjyer kur e shohim një veçori e cila tingëllonte si gjë shumë interesante, por që nuk është përfshirë në lojë. Shkrimtari i Dragon Age: Inquisition, David Gaider, në Tumblr, tregon që ky proces është më i vështirë për zhvillues se sa mund ta paramendoni.

Gaider shpjegon që Dragon Age: Inquisition është duke iu afruar Alpha-s, fazë kjo e njohur ndryshe si “Përmbajtja e Plotësuar”. Skuadra është ende duke krijuar përmbajtje, por në këtë pikë është më e interesuar që të bëjë diçka të funksionojë siç duhet se sa të shtojë diçka të re. Është po ashtu faza gjatë zhvillimit kur skuadra bën largimet më të shumta. Shkrimtarët kryesisht mbarojnë me dialogun, që është për momentin duke u edituar, incizuar dhe përgatitur për lojën. Për momentin, Gaider dhe skuadra e tij janë duke punuar në pothuajse çdo gjë tjetër që kërkon tekst dhe janë duke reaguar ndaj prerjeve.

“Kjo është kohë mjaft stresuese për çdokënd,” tha Gaider. “Çdo prerje duket sikur është zvogëlim i cilësisë së përgjithshme të lojës, derisa bëhen aq shumë prej tyre sa që mendon sikur je duke prodhuar një copë ndyrësire – derisa ia rikujton vetes që çdo lojë shkon përgjatë kësaj dhe alternativa është shitja e vonshme ose të mos bëhet fare.”

Gaider tha që nuk është një proces të cilin dashamirësit mund ta kuptojnë. “Ata zakonisht janë të pavëmendshëm rreth asaj që po ndodh, duke folur në vazhdimësi se çfarë ngjyre duhet të jenë velat teksa trupi i anijes është duke lëshuar ujë,” tha ai. “Më lini t’jua tregoj që është një mospërputhje e çuditshme me këndvështrimin tonë.” Dragon Age: Inquisition është planifikuar të lëshohet më 7 tetor për Xbox 360, Xbox One, PlayStation 3, PlayStation 4 dhe PC. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>