Lajme lojërash

Shitjet e video lojërave pësuan rënie me 24% në shtator

Oct 15 2012
0 Shpërndarje
Shitjet e video lojërave pësuan rënie me 24% në shtator

Në SHBA shitjet me pakicë të video lojërave, konzolave, dhe desktopëve për videolojëra kanë rënë rreth 24 % muajin shtator.

Rënia shënoi muajin e 10-të njëpasnjëshëm të rënies së shitjeve ndërkohë që bota e “gamerave” po blen para kohe konsolen Nintendo Wii U që do të dali në shitje muajin e që vjen.

Firma hulumtuese NPD Group tha të enjten se shitjet ranë në 848.000.000 $ nga 1.11 bilion një vit më parë. Shitjet e video lojërave vetë, me përjashtim të lojërave për PC, ranë 18 për qind në 497.4 $ milion. Rënia në shtator ishte më pak e ashpër, megjithëse ishte më e vogël se rënia 28 për qind e parashikuar nga analisti Doug Creutz i Cowen & Co.

Duke përfshirë lojërat për PC, shitjet e softuerit ranë 14 për qind në $ 547.3 milion. Kjo ishte më mirë se parashikimi i një rënieje 23 për qind e Creutz.Analisti tha se ai priste që bien shitjet në tremujorin e fundit të vitit për shkak të lojërave të reja dhe Nintendo Wii U, e cila do vijë me 18 nëntor.

Shitjet e konsolave si Xbox 360 ranë 39 për qind në $ 210.9 milion, dhe shitja e aksesorëve ra në 11 për qind në $139.9 milion.

Loja më e shitur e muajit ishte “Madden NFL 13 “ e Electronic Arts Inc”, e ndjekur nga Take 2 Interactive Software Inc’, “Borderlands 2” dhe “FIFA Soccer 13” nga EA. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>