Lajmet

Shitjet e PlayStation 4 arrijnë në 82.2 milion

Aug 1 2018
0 Shpërndarje
Ende PlayStation 2 është konsola më e shitur e të gjitha kohërave me 155 milion shitje. Shitjet e PlayStation 4 arrijnë në 82.2 milion

Raporti financiar për tre mujorin e parë të 2018-ës për Sony zbuloi se shitjet e PlayStation 4 historikisht kanë arritur në 82.2 milion njësi.

I lançuar në 2013-ën konsola u bë një prej sistemeve më të shitura në botë. Paraardhësi, PlayStation 3 u shit në 84 milion njësi ndërsa modeli i parë dhe origjinal pati 102.5 milion njësi të shitura.

Ende PlayStation 2 është konsola më e shitur e të gjitha kohërave me 155 milion shitje.

Lidhur me rivalët e Microsoft Xbox, gjigandi i softueri asnjëherë nuk ka publikuar shifra. Sakaq dimë se Nintendo Switch është shitur në 20 milion njësi që nga debutimi në Mars të 2017-ës.

Rritja e industrisë së lojërave nuk është më një risi. Ky treg vlerësohet sot me 137.9 miliardë dollarë ku konsolat zënë 25% të tyre.

Këtë vit Sony ka shitur 3.2 milion PlayStation 4 dhe në fund të 2018-ës shpreson që të arrijë në 17 milion. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>