Lajme lojërash

Shitjet e konsollave gjatë shtatorit shënojnë rritje me 200 %

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Shitjet e konsollave gjatë shtatorit shënojnë rritje me 200 %

Të ndihmuara nga shitjet e lojës së re Destiny – dhe ardhja e konsollave dhe e lojërave së bashku në pako përkatëse – shitjet e konsollave të lojërave të kompanive Microsoft dhe Sony kanë dalë mjaft mirë gjatë shtatorit. Sipas analistëve të industrisë të NDP Group, shitjet e konsollave shënuan ngritje për 200 për qind gjatë shtatorit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Në përgjithësi shitjet e harduerëve shënuan një ngritje prej 136 për qind.

Natyrisht, rritja e madhe vit për vit ka të bëjë me faktin që as PlayStation 4 e as Xbox One nuk ishin në dispozicion gjatë shtatorit të vitit 2013. Që të dy konsollat u lëshuan gjatë nëntorit të vitit të kaluar. Por që të dy pajisjet morën 85 për qind të shitjeve harduerike gjatë shtatorit të vitit 2014, që është përqindja më e madhe e shitjeve që nga lëshimi i dy konsollave të lojërave. Derisa kjo tingëllon mjaft mirë për të dy platformat, ende nuk ka mbaruar dominimi nëntëmujor i PlayStation 4 me numër të shitjeve ndaj Xbox One. (GameWorld Albanian)

Tags >

konsolla
Lajmet e fundit>