Lojërat

Shitet një konsole PS4 20-vjecare për 130.000$

Jan 28 2015
0 Shpërndarje
Shitet një konsole PS4 20-vjecare për 130.000$

Kush dëshiron versionin origjinal 20 vjeçar të PlayStation 4? Sa do ishim ne të gatshëm për të paguar për një nga 12.300 njësitë e tilla? Për të kuptuar këtë Sony vendosi të zhvillonte një ankand të hapur në Yahoo Auctions në Japoni. Një japonez ishin fatlumi që arriti të blinte konsolen për 129.000$.

Zëdhënësi i Sony tha për The Wall Street Journal se kjo shifër ishte e papritur edhe për ta dhe përfitoi nga rasti të përgëzonte fituesin. Paratë e fituara nga shitja, Sony do ti vërë në përdorim të organizatës humanitare ‘Save The Children Japan’. Më herët gjatë këtij muaji Sony deklaroi se Play Station 4 ka shitur më shumë se 18.5 milion njësi në të gjithë botën që pas lançimit në 2013 me një çmim prej 399$. (Game World Albanian)

Lajmet e fundit>