Lajme lojërash

Shitet Activision Blizzard?

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Shitet Activision Blizzard?

Vivendi, kompania multimediale me qëndër në Paris, e cila zotëron 61% të aksioneve të Activision Blizzard, është duke konsideruar shitjen e disa ose të gjitha aksioneve në kompaninë e lojërave. Bisedimet rreth kësaj çështjeje do të diskutohen me 22 qershor në një takim vjetor, me drejtorët e lartë ekzekutiv në Korsikë (Francë).

Thuhet se kryetari Jean-Rene Fourtou kërkon të shesë aksionet e Activision në mënyrë që të zhbllokojë vlerën e pasurisë që është në zbritje për shkak të strukturës dhe politikës së Vivendit. Aksionet e Vivendit kanë rënë për 28% në 12 muajt e kaluar dhe ideja për të konvertuar disa pasuri në para kesh duket shumë premtuese, por jo të gjithë besojnë se kjo është në interesin më të mirë të kompanisë.

Analisti Claudio Aspesi mendon se një veprim i tillë mund jetë i mirë, por çdo gjë vjen me rrezikun e të qenit thjesht një zgjidhje afatshkurtër për një problem kaq madhor. Por Aspesi sjell një ide të mirë në lidhje me këtë mendim: “ 6 deri në 12 muaj nga tani, do të dalin përsëri pyetje. Çfarë do të ndodh më tej? Çfarë kuptimi ka mbajtja e pjesës tjetër të pasurisë bashkë? A ka ndonjë strategji?”

Activision është biznesi i katërt më i madh i kompanisë dhe e dyta me rritje më të shpejtë të pasurisë. Kompania e lojërave deklaroi shitje rreth 4.76 miliardë $, e kryesuar nga loja e saj më e famshme dhe sot e kësaj dite Call of Duty. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>