Lojërat

Shiten më tepër se 80 milionë Xbox 360

Oct 19 2013
0 Shpërndarje
Shiten më tepër se 80 milionë Xbox 360

Microsoft-i tani ka shitur me pakicë më tepër se 80 milionë konsolla në mbarë botën, ka lajmëruar dërmarrje nëpërmjet raportit të vet NPD.

Shitjet e softuerit të Xbox 360 vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën 401.2 milionë dollarë gjatë shtatorit, që është muaji rekord për të hyrat e siguruara për ndërmarrjen dhe që është rekord edhe për secilën konsollë tjetër në SHBA.

Grand Theft Auto V ishte me gjasë një kontribuues i kësaj arritje, teksa vetëm loja kishte sjell më tepër se 50 për qind të të gjitha shitjeve të softuerëve në Shtetet e Bashkuara gjatë shtatorit.

Në fund, Microsoft tha që Xbox 360 mbetet konsolla numër një në SHBA për vitin 2013, duke numëruar 1.6 milionë njësi këtë vit. Sipas gjasave, PS3 i Sony-it ishte top konsolla shtëpiake gjatë shatorit, duke e thyer dominimin prej 32 muajve të Xbox 360 nga janari i vitit 2011 deri në gusht të vitit 2013. NPD Group tha që ngritja e PS3 këtë muaj ishte udhëhequr në masë të madhe nga shitja e pakos 500GB GTAV.

Xbox One është planifikuar që të lëshohet më 22 nëntor për 500 dollarë. (GameWorld Albanian)

Tags >

xbox 360
Lajmet e fundit>