Lajme lojërash

Shiten 6 milionë njësi të Minecraft

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Shiten 6 milionë njësi të Minecraft

Minecraft në një njoftim zyrtar për media, ka bërë të ditur se ka shitur rreth 6 milionë kopje për kompjuterë.

Kreu i Mojang, Markus Persson konfirmoi se loja e ndërtuar në teknologjinë sandbox tani është shpërndarë në 9 milionë kopje për të gjitha platformat.

Loja për kompjuter debutoi në nëntor të vitit të kaluar pas një periudhe të stërzgjatur në versionin beta. Versioni për Xbox 360 ishte lansuar më herët këtë muaj duke shituar 1 milion kopje për vetëm 5 ditë.

Mojang kishte qenë e detyruar të riimbursojë konsumatorët që kishin pasur televizorë të formatit standard pasi edicioni për Xbox 360 nuk përkrahë metodën multiplayer me këtë teknologji.

Minecraft – Pocket Edition është në dispozicion për iOS dhe Android përmes App Store dhe Google Play.

Ndërsa Minecraft: Xbox 360 mbanë rekordin për shitjet më të mëdha në ditën e parë në Xbox Live Arcade. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>