Lojërat

Shikoni videon prej 16 minutash të lojës Quantum Break në Xbox One

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Shikoni videon prej 16 minutash të lojës Quantum Break në Xbox One

Microsoft dhe zhvilluesi nga Remedy Entertainment, Alan Wake, lëshuan gjatë të premtes një video prej 16 minutash të Quantum Break, duke u luajtur në Xbox One, që është planifikuar të lëshohet në vitin 2015. Videoja, që është versioni i plotë i asaj që kemi parë në Gamescom gjatë gushtit, rrëfehet nga udhëheqësi kreativ Sam Lake. Ai ofron një pamje të lojës Quantum Break dhe na rikujton që çdo gjë në video është incizuar gjatë lojës në Xbox One.

Pamjet janë nga mesi i lojës, kur protagonisti kryesor Jack përpiqet të takohet me heroin tjetër të lojës, BethWilder, por Korporata Monarkike e ligë i del në rrugë. Sa i përket lojës, ajo që nënkupton për Quanutm Break është që gjatë gjuajtjes dhe luftimit, Jack mund të udhëtojë përgjatë kohës për t’i luftuar armiqtë e vet. Fatkeqësisht, edhe disa ushtarë të caktuar nga Monarkia mund ta manipulojnë kohën, duke qenë kështu armiq mjaft të fuqishëm.

Quantum Break nuk është vetëm një video lojë, pasi që do të krahasohet me një emision të aksionit të drejtpërdrejt. Loja e tregon ngjarjen e heronjve, ndërsa emisioni tregon për gjurmët e armiqve. Emisioni Quantum Break nuk ishte ndikuar nga zbulimi i fundit i Xbox Entertainment Studios. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>