Lajme lojërash

Shikoni se si luhen lojërat më të fundit në një televizor bardh e zi të vitit 1973

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Shikoni se si luhen lojërat më të fundit në një televizor bardh e zi të vitit 1973

E keni imagjinuar ndonjëherë se si do të dukeshin lojërat më të fundit Watch Dogs, GTA V, Saints Row 4 dhe Soul Calibur 5 në televizorët bardh e zi të viteve 1973 në momentin që luhen në një Xbox 360? Përdoruesi i faqes së internetit Reddit , Awesomedan24 , provoi të lidhë një televizor të vjetër bardh e zi me Xbox-in e tij. Pasi kreu këtë ai provoi të luajë lojërat më të fundit që kanë dalë në treg. Rezultati ishte i papritur dhe shumë mbresëlënës, pasi nuk kemi parë diçka të tillë më parë.

Përdoruesi Awesomedan24 siguroi edhe video për internetin, ku duken qartë lojërat që luhen në televizorin e vjetër. Në qoftë se krahasojmë lojërat, Saints Row duket dhe luhet pa asnjë problem në këtë televizor, ndërsa Watch Dogs dhe GTA V patën disa probleme të vogla. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>