Lojërat

Shikoni përmirësimet e Grand Theft Auto V në PlayStation 4

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Shikoni përmirësimet e Grand Theft Auto V në PlayStation 4

Los Santos tani do të duket edhe më mirë. Zhvilluesi Rockstar Games sapo ka lëshuar një video të re që paraqet përmirësimet që i ka versioni i Grand Theft Auto V duke bërë krahasime mes versioneve për PlayStation 3 dhe PlayStation 4 të lojës. Teksa versioni fillestar i gjeneratës së kaluar i GTA V dukej shumë mirë, edicioni i ri shton hollësi të shumta shtesë.

Nëse nuk e keni luajtur lojën më parë, kjo duket mënyra më e mirë për t’u futur – kjo madje ka një mënyrë për personin në vetën e parë. loja është planifikuar të vijë për PlayStation 4 dhe Xbox One më 18 nëntor, kurse versioni për PC pritet të vijë më 27 janar. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>