Lajme lojërash

Shikoni gjithë prezantimin e lojës Final Fantasy 15 në Tokio me titra anglisht

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Shikoni gjithë prezantimin e lojës Final Fantasy 15 në Tokio me titra anglisht

Më herët gjatë këtij viti gjatë Eventit të Lojërave në Tokio, Square Enix mbajti një prezantim të zgjeruar të Final Fantasy XV dhe tani mund ta shikoni atë me titra në anglisht. Pasi kjo ndodhi muajin e kaluar, ju nuk do të mësoni ndonjë gjë të mahnitshme, apo hollësi të reja e as të shihni luajtje të lojës e cila nuk është treguar deri tani. Por në të ka disa fakte të vogla dhe interesante për të cilat mund të mos keni dëgjuar. Disa shembuj:

-Në të do të jetë një buton për kërcim dhe armë që do të kenë shkathtësi që do të vijnë së bashku me to. Kështu që tre opsionet tuaja të sulmit do të jenë “butoni bazik i Sulmit”, një buton i Shkathtësive dhe Kërcimi.

-Dizajnet e karakterit të lojës ishin ndikuar nga KingdomHearts.

-Sulmi mbart disa ngjashmëri me Final Fantasy Type-0, por është duke u formësuar për t’u bërë gjë e veçantë.

-Derisa koha lëshimit e FFXV ende nuk është konfirmuar, lojtarët që e blejnë Type-0 do të fitojnë qasje në një version demo të FFXV që do të titullohet “Episode Duscae”. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>