Lojërat

Shfaqet video e re me pamje nga Lord of The Rings: War of the North

Nov 19 2010
0 Shpërndarje
Shfaqet video e re me pamje nga Lord of The Rings: War of the North

Nëse jeni një adhurues i Lord of The Rings atëherë ju do të jeni të lumtur të dëgjoni se është paraqitur një video e re e titullit të radhës Lord of The Rings: War of The North, në të cilën prezantohen veçoritë e stilit të luajtjes dhe lëvizjet speciale të karaktereve.

Në lojën e re lojtarët do të kenë mundësi, ashtu siç është pritur që të hulumtojnë tokat e shkreta të Veriut që nuk janë mbuluar aq shumë sa duhet sa nga filmat e as nga librat. Me elemente të reja të tregimit dhe me karaktere të reja, krijuesit e lojës synojnë që sërish të ngjallin entuziazmin e “Mbretit të Unazës” tek secili gejmerë.

Brenda lojës ju do të keni mundësi që të përpunoni karakterin sipas dëshirës, të avanconi armët dhe bashkësinë e aftësive që ka karakteri juaj, të vendosni veçoritë speciale që i përshtaten atij, etj. Gjithashtu është përmendur edhe një co-op mode që do t’ju mundësojë lojtarëve që të luajnë me dy miq të tyre dhe që të formojnë një fellowship (grup).

Për ta shikuar videon vizitoni www.pcworld.al

Lajmet e fundit>