Lajme lojërash

Shfaqet premiera e dokumentarit për varësinë nga lojërat

Jan 22 2014
0 Shpërndarje
Shfaqet premiera e dokumentarit për varësinë nga lojërat

“Doni fëmijët”, një dokumentar i ri ky rreth varësisë online nga lojërat në Korenë Jugore, është paraqitur si premierë në Festivalin e Filmit Sundance. Sipas uebfaqes zyrtare të filmit, dokumentari hulumton efektet e kundërta të infrastrukturës së shpejt dhe të përballueshme të internetit të Koresë Jugore përgjatë rrëfimit të një çifti fëmija i të cilëve kishte vdekur pas tre muajve pas lindjes për shkak të ushqimit të dobët teksa ata ishin duke luajtur lojën online Prius Online. Emri i kësaj loje më pas ishte ndryshuar në Arcane Saga dhe përfundimisht u mbyll në dhjetor të vitit 2013.

Rrëfimi nuk ishte raportuar shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kur kishte ndodhur në vitin 2010, por çifti mori një dënim të zvogëluar pasi gjykata e njohu varësinë e tyre si një çrregullim mendor. Prodhuesit e filmit folën me zhvilluesit e lojës, detektivët policorë të lidhur me rastin, avokatin dhe familjen.

“Koreja kishte internet të shpejtësisë së lartë një kohë të gjatë përpara se ta kishim ne në SHBA,” thotë në një intervistë me Indiewire, regjisorja Valerie Veatch. “Ata kanë një industri dhe kulturë shumë të ndërlikuar të lojërave. Kjo ngjarje ishte tërësisht ndryshe në krahasim me atë se si ishte shfaqur në mediat ndërkombëtare të lajmeve.”

Dokumentari paraprak i Veatch “Unë Në Kopshtin Zoologjik”, tregonte ngjarjen e Chris Crocker, i cili e vendosi videon shumë të njohur “Lëreni Britney-n vetëm!” në YouTube. Ju mund të kuptoni më tepër për filmin nëse vizitoni uebfaqen e tij zyrtare dhe të shikoni disa pamje në YouTube. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>