Lajmet

Shfaqet në Internet trailer i Resident Evil 6

Sep 25 2012
0 Shpërndarje
Shfaqet në Internet trailer i Resident Evil 6

Trailer i Resident Evil 6 do t’u tregoj juve se loja është gati për dalje dhe se duhet të bëni gishtat gati për të luajtur.

Video shfaq një prezantim lojë shumë intensive e ndjekur nga një stil aksioni Hollywood-an në skenat e saj që sipas zhvilluesve fansat ose do t’a pëlqejnë shumë ose do t’a urrejnë totalisht lojën.

Pra prezantimi dhe krijimi i kësaj loje të re është një thikë me dy presa, pasi ka individë që e urrejnë kinematografinë amerikane, por ka të tjerë që dashurohen pas saj dhe aksionit që ajo ofron.

Capcom lançoi një demo të Resident Evil 6 për Xbox Live Marketplace këtë jave, pra në qoftë se ju nuk e keni luajtur akoma, mund t’a shikoni shumë bukur këtu.

Demo e re shfaq skena të tjera për Leon, Chris dhe Jake si dhe modulin Co-op. (GameWorld Albanian)

 

 

Lajmet e fundit>