Lajme lojërash

Shfaqet Angry Birds Star Wars në 8 Nëntor

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Shfaqet Angry Birds Star Wars në 8 Nëntor

Nëse 2 gjërat e juaja më të preferuara janë Star Wars dhe Angry Birds, shtrëngoje veten pasi ne jemi gati për t’ju hequr mëndjen. 2 lojrat më të mëdhaja janë gati të bashkojnë forcat, në një lojë të re të quajtur Angry Birds Star Wars, dhe pritet të lançohet muajin tjetër!

Sipas Rovio, loja e ardhshme do të kombinojë elementët nga Angry Birds dhe Angry Birds Space me karakteret, historitë dhe rregullimet e e lojës së Star Wars.

“Kjo është loja më e mirë e Angry Birds që kemi krijuar ndonjëherë. Është pjesa më e mirë e Angry Birds me të gjitha të reja të vendosura në një galaksi, shumë shumë larg.” Deklaron Peter Vesterbacka, Shqiponja Madhështore dhe CMO i Rovio. “Si një fans i madh i Star Wars, jamë shumë i gëzuar rreth këtoj universi të ri. Forca është padyshim e fuqishme me këtë të re.”

Bashkëpunimi nuk mbaron në anën softuerike. Nëse është diçka që Rovio dhe George Lucas kanë të përbashkët, është një dëshirë për mallra, dhe ju mund të prisni shumë nga Angry Birds Star Wars.

E gjitha nga temat e kostumeve Halloween në figurat e aksionit dhe lodrave prej pelushi do të jenë në dispozicion duke filluar nga 28 Tetori, deklaon Rovio.

Angry Birds Star Wars do të jetë e disponueshme për iOS, Android, Amazon Kindle Fire, Mac, PC, Windows Phone dhe Windows 8 në 8 Nëntor, 2012. Akona nuk ka zë rreth çmimit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>