Lajmet

Shfaqen parametrat e Wikipad

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Shfaqen parametrat e Wikipad
Tableti i lojërave Wikipad ka dalë në treg duke u vërtetuar kështu si një produkt i vërtetë, pas lidhjes edhe me Gaikai.
Tableti do të ketë një ekran IPS me një rezolucion 1280×800, një procesor Nvidia Tegra 3 T30 Quad-Core 1.4GHz, RAM 1GB DDR2, të paktën 16GB memorje të brendshme dhe operon me versionin më të fundit të sistemit operativ Android 4.1 Jelly Bean.
Prej parametrave tjera të rëndësishme mund të përmendim kamerën e pasme 8-megapikelë dhe atë të përparme prej 2-megapikelë, 6 orë jetëgjatësi baterie gjatë luajtjes së lojërave në mënyrë të vazhdueshme dhe një ekran 2D në vend të 3D, të paktën për modelin fillestar. Kontolli mbetet i njëjtë, si një model i levës së Play Station. Pjesa tjetër e këtij modeli është ende për t’u shfaqur, duke filluar që nga çmimi dhe se kur do të shfaqët në tregun elektronik. (GameWorld Albanian)

Tags >

Wikipad
Lajmet e fundit>