Lajme lojërash

Shfaqen pamjet e para të versionit të ri të Sleeping Dogs: Definitive Edition

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Shfaqen pamjet e para të versionit të ri të Sleeping Dogs: Definitive Edition

Square Enix ka lëshuar pamjet e para të lojës Sleeping Dogs: Definitive Edition. Videoja prej tre minutash tregon përmirësimet që United Front Games ka bërë në lojën aksion të vitit 2012 e cila pritet të vijë për Xbox One, PlayStation 4 dhe PC, që përfshin pamje më të mira (1080p), trafik më të dendur dhe më tepër këmbësorë.

Definitive Edition – që ishte lajmëruar muajin e kaluar dhe që u zhvillua nga United Front Games – përmban po ashtu ndriçimin e ri dhe efektet atmosferike, e po ashtu edhe përditësimet në karakterin dhe modelet e veturave. Në të janë bërë po ashtu edhe disa përmirësime “të gjera”, thotë Square Enix në videon e mëposhtme.

E tërë kjo kur kombinohet e bëjnë Sleeping Dogs në platformat e reja “më të bukur dhe më realist” se sa që ishte kur u lëshua dy vite më parë në Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC. Me këto përmirësime, Hong Kongu “bëhet më tepër se sa lokacion, ai bëhet karakteri i vet,” thotë Square Enix.

Defintive Edition lëshohet më 10 tetor. Përveç përmirësimeve grafike, loja do të përfshijë përmbajtjen e zgjerimit (24 shtojca në tërësi) që u lëshuan për lojën në fillim. Nëse Definitive Edition shitet mirë, kjo mund t’i japë Square Enix-it një arsye për ta sjellë edhe vazhdimin e saj. Pas të gjithash, United Front Games “do të donte” ta bënte këtë gjë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>