Lojërat

Shfaqen pamje të Call of Duty: Advanced Warfare

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Shfaqen pamje të Call of Duty: Advanced Warfare

Loja edhe dy javë nuk do të lëshohet, por këto pamje të reja na tregojnë kampanjën e lojtarit të vetëm, me disa pamje në disa pjesë ku bëhen shpërthime për të cilat gjëra njihet seria. Në lojë, lojtarët futen në eksoseletonin e avancuar të njohur si Jack Mitchell, që është ushtar në një njësi speciale që punon për Atlas, që është Korporata Private Ushtarake që udhëhiqet nga karakteri i Spacey-t, Jonathan Irons.

Është loja e parë Call of Duty e zhvilluar në ciklin e ri tre vjeçar të Activision për franshizën e fuqishme. Gjatë lajmërimit të orarit të ri më herët gjatë këtij viti, CEO i Activision Publishing, Eric Hirshberg tha që kjo lëvizje do t’iu mundësojë zhvilluesve që të kenë kohë shtesë që jo vetëm të formojnë veçori të reja për të ndihmuar në çuarjen përpara të brendit, por edhe që ata të mund të kalojnë më tepër kohë në lustrim të secilës lojë. Advanced Warfare është planifikuar të lëshohet më 4 nëntor për Xbox 360, Xbox One, PlayStation 3, PlayStation 4 dhe PC. Sidoqoftë, para-porositjet për lojën do të nisin më 3 nëntor. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>