Lajme lojërash

Shefi i Ubisoft kritikon çmimin e Wii U: “Nuk mund të them se jam i lumtur”

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Shefi i Ubisoft kritikon çmimin e Wii U: “Nuk mund të them se jam i lumtur”

Shefi i publikuesit Assassin’s Creed dhe Splinter Cell, Ubisoft, ka kritikuar çmimin e vendosur nga Wii U, duke sugjeruar se është shumë i shtrenjtë.

Shefi ekzekutiv i Ubisoft, Yves Guillemot, ka thënë për GamesIndustry International se nuk ishte i kënaqur me çmimin e vendosur.

“Preferoj çmime më të ulëta, kështu që nuk mund të them se jam i lumtur”, -ka thënë Guillemot. “Nuk jam i lumtur kur çmimet e pajisjeve janë të larta.

Por na mjafton ta krahasojmë me një iPad dhe të themi se është ende i lirë. Me atë që ofron, është i lirë. Por shpresoj që çmimi do të bjerë me kalimin e kohës.” Wii U do të kushtojë 299 $ për modelin bazë dhe 349 $ për atë Premium në SHBA.

Nintendo nuk vendos çmimet e pajisjeve të veta në Europë, por shitësit kanë menduar në kufirin e 249 dhe 299 paundëve. Por sa i shtrenjtë është Wii U në krahasim me pajisje të tjera?

Me 299 $/349 $ është thuajse njësoj ose më i lirë se Xbox 360 (299 $/400 $) dhe shumë më i lirë se PlayStation 3 (500 $/600 $). Zombi U dhe Assassin’s Creed 3 janë ndër shtatë lojërat e Ubisoft. (GameWorld Albanian)

Tags >

wii
Lajmet e fundit>