Lajme lojërash

Shefi i EA-së, Peter Moore: Konkurrenca mes konsollave është e mirë për industrinë e lojërave

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Shefi i EA-së, Peter Moore: Konkurrenca mes konsollave është e mirë për industrinë e lojërave

Zyrtari i lartë operativ në Eletronic Arts, Peter Moore, shpreson që Microsoft dhe Sony të vazhdojnë të luftojnë. Duke folur për GameIndustry.biz, Moore e përshkroi se si një luftë e shëndetshme mes prodhuesve të konsollave mund të ndihmojë përfundimisht publikuesit si EA. “Konsumatorët e duan atë po ashtu dhe është mirë për industrinë,” tha Moore. “Ju duhen kompani të fuqishme si Sony dhe Microsoft që të luftojnë me njëra tjetrën për shkak se kjo përcillet me investime në platformat e tyre. Nxit garën. Ju dëshironi të shihni Nintendo-n që vijë me Wii U. Në përgjithësi, bëhet më mirë për lojtarët, për ambientin. Kur të dalë një fitues, kjo në fakt ka efekt të kundërt.”

Ai tha që edhe kompanitë e tij duhet ta bëjnë pjesën e tyre, duke ofruar lojëra për të plotësuar kërkesën. “Ndonëse ne kemi arritur të japim pesë lojëra, ishte një linjë e zbehtë mendoj në të dy platformat fillimisht,” tha ai. “Duket që do të ketë shumë përmbajtje deri në fund të këtij viti dhe, me që ra fjala, ne çdo gjë që kemi parë tani për 2015-tën – duke na përfshirë edhe neve – duket që do të jetë një vit madhështor.”

EA nuk ka qenë edhe aq mbështetëse e pajisjeve të Nintendo-s dhe Sony-t së fundi dhe Moore thotë që kjo është si rezultat i asaj se si planifikohen lëshimet e veta. Burimet janë alokuar vite më parë, kështu që disa vendime janë bërë për mirëqenien afatgjate të atyre pajisjeve. “Ne ishim mbështetës të të dy këtyre platformave,” tha ai. “Por më pas ju keni burime të fundme dhe ju keni skuadra që thonë: “Ne vërtet mendojmë që dy ose tre vite nga tani, këto janë platformat në të cilat do të luhen lojërat.” Dhe e shikoni cilësinë e asaj që mund të bëni në telefona dhe tabletë… Nganjëherë strategjia nuk është se çfarë mund të bësh por çfarë nuk duhet të bësh dhe ju duhet të bëni disa thirrje të vështira kur keni kaq pak njerëz.” (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>