Lajme lojërash

Shefi ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison: Fëmijët janë të varur nga video lojërat

Feb 8 2014
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison: Fëmijët janë të varur nga video lojërat

Shefi ekzekutiv i kompanisë Oracle, Larry Ellison, i cili është një miliarder, ku burimi kryesor i pasurisë ishte shitja e një vargu të gjerë të produkteve, “shqetësohet” nga mënyra se si video lojërat i bëjnë fëmijët që të qëndrojnë brenda shtëpisë tërë ditën.

“Unë jam shumë i shqetësuar nga fëmijët të cilët kalojnë tërë ditën duke luajtur video lojëra,” tha Ellison gjatë konferencën HCM World në Las Vegas javën e kaluar. “Kur unë isha fëmijë, në kohën e lindjes së diellit, unë isha në biçikletën time dhe nëse prindërit e mi ishin me fat, unë kthehesha në shtëpi përpara errësirës.”

Ellison tha që fëmijët janë të varur nga video lojërat, në krahasim me veprimtaritë e botës reale, sepse ata me lehtësi i përdorin ato. “Njerëzit kanë zgjedhur lojëra ku është një top virtual në vend të një topi real dhe ata parapëlqejnë lojëra virtuale në vend të lojërave reale sepse janë më të lehta,” shtoi ai.

Vajza e Ellison-it, Megan Ellison, shërbeu si producente në filmin Her të Spike Jonze, që paraqet një të ardhme të sistemeve që janë të ndërlikuara të inteligjencës artificiale. Filmi i përshkruan video lojërat si më të buta dhe më angazhuese se çdo gjë tjetër që është sot në dispozicon. Ellison tha që atij i pëlqeu filmi, por tregoi që ky lloj i teknologjisë së avancuar do të mund të ishte një thikë me dy tehe.

“Luajtja e lojës suaj është më argëtuese sepse ju jeni më të suksesshëm, në realitetin virtual,” tha Ellison. “Ndikimi i teknologjisë tek fëmijët, për momentin në aspekte të ndryshme të jetëve tona, është nganjëherë i shkëlqyer dhe nganjëherë i tmerrshëm.” (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>