Android

ShaqDown, loja e re me Shaquille O’Neal

Jan 11 2013
0 Shpërndarje
ShaqDown, loja e re me Shaquille O’Neal

Shaquille O’Neal nga bota e basketbollit u pensionua në vitin 2011, por bota e lojërave nuk do ta harrojë aq shpejtë atë falë lojës së re ShaqDown për iOS dhe Android.

Shaquille O’Neal është një ndër basketbollistët më të popullarizuar ndonjëherë, por edhe një karakter me të cilin gjithmonë na vjen mirë të luajmë në video lojëra.

Por, kësaj radhe nuk do ta takojmë në ndonjë titull basketbolli të NBA por në një lojë free running smash’em të quajtur SmashDown për pajisjet iOS dhe Android.

Në lojën ShaqDown, në rolin e zotërisë së lartë përmendur lojtarët kanë për detyrë të mbysin zombit duke përdorur disa nga lëvizjet më të njohura të Shaquille-it, ndërsa secili nivel kulmon me betejën e madhe në të cilën duhet të tregohet shpejtësia dhe dinakëria.

Loja është menduar që të ketë edhe një histori të caktuar, ndërsa për cilësinë e kësaj loje gjykoni vetë nga traileri më poshtë.

Çmimi i lojës ShaqDown është 0.99 dollarë, ndërsa do të punojë edhe në pajisjet Androdi me versionin minimal të sistemit operativ 2.2, e gjithashtu edhe në pajisjet të cilat kanë versionin minimal 4.3 të iOS. (GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>