Lojërat

Shadow of the Colossus

Sep 2 2012
0 Shpërndarje
Shadow of the Colossus

Shadow of the Colossus është një lojë aksion-aventurë e publikuar nga Sony Computer Entertainment për Play Station 2. Loja doli në treg në Amerikën e Veriut dhe Japoni përkatësisht në datat 18 dhe 27 tetor, 2005.

Historia e lojës fokusohet tek një djalë i vogël i quajtur Wander, i cili hyn në tokën e ndaluar. Wander duhet të udhëtojë përmes kësaj toke mbi kalin e tij dhe të vrasë 16 qëniet super të mëdha, të njohura thjesht si kolosë, në mënyrë që të ringjallë një vajzë të quajtur Mono.

Loja është e paqartë pse quhet aksion-aventurë pasi aty nuk ka qytete apo shpella për të eksploruar, karaktere ku mund të flasësh apo armiq të ndryshëm për të vrarë përveç kolosëve.

Shadow of Colossus është cilësuar edhe si një lojë enigmë, pasi secili kolos ka një pikë të dobët që duhet gjetur dhe duhet goditur për ta mundur.

Loja ka marrë shumë kritika pozitive për audion, dizajnin dhe cilësinë e saj në përgjithësi, madje ka fituar dhe çmime për këto karakteristika. Gjithashtu loja ka marrë dhe një çmim për prespektivën emocionale që përfshin lojtarin dhe ka shitur shumë kopje në treg.

Duke qenë se loja përqëndrohet më shumë në vrasjen e kolosëve, ata duhen gjetur më parë se ku janë. Kjo gjë bëhet nga Warder, duke ngritur shpatën e tij dhe rrezet e diellit më pas përqëndrohen në një pikë fikse.

Loja ka marrë vlerësimin 10/10 nga Eurogamer dhe nga GameRankings dhe Metacritic perkatësisht 91.56% dhe 91/100. IGN i dha notën 9.7 ndërsa GameSpot 8.7. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>