Lojërat

Serverët në cloud të Xbox janë tepër të rëndësishëm për Titanfall

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Serverët në cloud të Xbox janë tepër të rëndësishëm për Titanfall

Respawn Entertainment ka treguar se sa të rëndësishëm janë serverët cloud ndaj lojës që është lëshuar së fundi Titanfall dhe shpjegoi se pse ka zgjedhur që të fuqizojë elementet e rëndësishme të lojës duke përdorur infrastrukturën në cloud Azure të Microsoft-it. Duke biseduar në një intervistë me Engadget, inxhinieri i Respawn Entertainment Jon Shiring, bisedoi nevojën e serverëve në cloud në përdorimin e Titanfall.

Serveri në cloud Azure i kompanisë Microsoft nuk është përgjegjës vetëm për hostim të ndeshjeve të dedikuara, por kontrollon veprimtarinë e inteligjencës artificiale brenda lojës, duke përfshirë atë të Titanëve të papilotuar. Sipas Shiring, shumë publikues ishin fillimisht “të tmerruar” sa i përket aspektit që serverët në cloud e fuqizojnë lojën.

E tërë inteligjenca artificiale e Titanfall është raportuar që mundësohet nga serverët Azure, duke liruar fuqizimin e procesit të Xbox 360, Xbox One ose PC-së për të “arritur grafikë më të hollësishme dhe varg të kornizës së ndjeshme të lojës”.

Sidoqoftë, varësia e Titanfall-it nga serverët e dedikuar dyshohet që përbën arsyen se pse loja nuk do të lëshohet në rajonet ku qendra e të dhënave Azure të Microsoft-it nuk ekzistojnë, si Afrika e Jugut.

Por si serverët do ta mundësojnë valën fillestare të lëshimit të Titanfall-it? “Ne jemi duke provuar ta kuptojmë se sa njerëz do të jenë duke luajtur dhe jemi duke provuar që të jetë e sigurt që serverët të jenë atje për atë,” tha Shiring.

“Ne vetëm i themi Microsoft-it, këtu janë vlerësimet tona, synojmë më tepër se kaq, planifikojmë për probleme dhe sigurohemi që ka më tepër se serverë të nevojshëm në dispozicion – ata do ta dinë tërë kohën që ata kanë nevojë të sjellin më tepër serverë online.”

Titanfall lëshohet për Xbox One dhe PC më 11 mars në Amerikën e Veriut, me lëshimet në mbarë botën të cilat pritet të vijnë gjatë ditëve të ardhshme. Një version i Xbox 360 – i zhvilluar në Bluepoint Games – do të vijnë më 25 mars. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>