Lajme lojërash

Serverët e lojërave të Yahoo-së goditen nga një sulm i hakerëve

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
Serverët e lojërave të Yahoo-së goditen nga një sulm i hakerëve

Shfrytëzimi bash/Shellshock ka goditur serverët e lojërave të Yahoo-së. Por kompania thotë që të dhënat e asnjë konsumatori nuk janë zbuluar. Shfrytëzimet ishin zbuluar së pari nga hulumtuesi i sigurisë Jonathan Hall. Hall tregoi për dy serverë të Yahoo Games të cilët ishin thyer. Pasi Yahoo u kontaktua nga Security Week, kjo kompani dha deklaratën e mëposhtme: “Një vrimë e sigurisë, e quajtur Shellshock, që do të mund të zbulonte dobësi në shumë serverë të uebit ishte identifikuar më 24 shtator. Sapo e kuptuam problemin, ne filluam arnimin e sistemeve tona dhe kemi qenë duke e monitoruar për së afërmi rrjetin tonë. Mbrëmë, ne izoluam disa serverë tanë të prekur dhe në këtë kohë ne nuk kemi dëshmi për vjedhjen e të dhënave të përdoruesve. Ne jemi të përqendruar në ofrimin e përvojës më të sigurt të mundshme për përdoruesit tanë në mbarë botën dhe jemi në vazhdimësi duke punuar për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve tanë.

Shfrytëzimi bash/Shellshokc është një problem sigurie i bazuar në Unix SSH që iu mundëson personave keqdashës të marrin kontrollin sipër një kompjuteri ose serveri përgjatë një rreshti komandues. Kompanitë kanë qenë duke arnuar serverët e tyre që kur u zbulua shfrytëzimi. Siç duket, Yahoo nuk kishte shikuar për serverët e vet të Yahoo Games. (GameWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>