Android

Seria e re Super Mario Odyssey mbërrin me 27 Tetor

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Ky lajm u bë i ditur gjatë konferencës E3. Zakonisht Nintendo prezanton demo në E3 po jo një konferencë për shtyp që nga 2012-ta. Seria e re Super Mario Odyssey mbërrin me 27 Tetor

Nintendo tha se loja e ardhshme Mario do të dalë në shitje më 27 Tetor. Kjo datë do të thotë se firma mund të promovojë Super Mario Odyssey së bashku me konsolën Switch në sezonin e festave.

Ky lajm u bë i ditur gjatë konferencës E3. Zakonisht Nintendo prezanton demo në E3 po jo një konferencë për shtyp që nga 2012-ta.

Muajt e fundit kompania raportoi rritje të fitimit falë debutimit të Switch, konsolë e cila doli në shitje në Mars. Nintendo shiti 2.7 milion njësi në muajin e parë.

Kompania u tha investitorëve se shpreson që konsola e re të kapë suksesin e Wii e cila u shit 100 milion njësi përpara se të nxirrej nga qarkullimi në 2013-ën.

Super Mario Odyssey është ai pasardhës që njerëzit e kanë pritur prej kohësh thanë ekzekutivët e kompanisë. Disa prej fushatave të reja të lojës janë beteja me Tiranosaurët dhe Rex-in.

Një tjetër sekuencë do të jetë transformimi i hidraulikut në një breshkë. Helmeta e Marios do të shërbejë si një karakter më vehte që fluturon në mënyrë autonome. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>