Lajme lojërash

Sega lançoi Total War Battles: Kingdom në platformën e lojërave të Facebook

Sep 23 2016
0 Shpërndarje
Sega lançoi Total War Battles: Kingdom në platformën e lojërave të Facebook

Total War Battles: Kingdom ka mbërritur në platformën e lojërave të rrjetit social Facebook. Në qendër të lojës strategjike janë ndërtimi i kështjellave, menaxhimi i resurseve dhe betejat.

Kjo lojë ofrohet prej kohësh në kompjuterat Windows , Mac dhe platformat mobile. Megjithatë popullariteti platformës së lojërave nër rjetin social ka rënë vitet e fundit dhe aktualisht llogarit vetëm 181 milion dollar të ardhura.

Po të krahasojmë me industrinë e lojërave mobile e cila kushton 36.6 miliard dollar do të vëreni sesa shumë ka rënë kjo platformë e rrjetit social.

Por Sega nuk preferon të injorojë burime potenciale të ardhurash. Total War është një prej markave legjendare të Sega. Në kompjuter lojërat si Total War: Attila shndërruan lojtarët në gjeneralë të vërtetë.

Njëherë e një kohë e ndërtuar me synimin e vetëm betejat, Total War ka filluar të adoptojë qasjen e Clash of Clans duke u përqendruar më së shumti në menaxhimin e resurseve dhe ndërtimin e kështjellave. (GameWorld Albanian)

Tags >

Total War
Lajmet e fundit>