Android

Sega lançoi pesë lojëra klasike për Android dhe iOS

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Prodhuesi i njohur i lojërave tha se çdo dy javë do të debutojë një lojë e re pjesë e shërbimit Sega Forever. Sega lançoi pesë lojëra klasike për Android dhe iOS Photo Source: Sega

Sega publikoi disa versione mobile të lojërave klasike të cila ti përkasin katalogut të saj të pasur. Pesë lojërat e para, përfshirë Sonic the Hedgehog, janë të disponueshme përmes dyqaneve të aplikacioneve të Apple dhe Android.

Prodhuesi i njohur i lojërave tha se çdo dy javë do të debutojë një lojë e re pjesë e shërbimit Sega Forever.

Megjithatë ka patur zëra për cilësinë e dobët të debutimeve të para duke thënë se Sega nuk ka konvertuar siç duhet titujt klasikë.

Sega tha se lojëra do të përmbajnë reklama të cilat përdoruesit nuk do ta kenë të vështirë ti shmangin. Heqja e tyre plotësisht kushton 1.99 dollar. /GameWorld Albanian

Pesë lojërat e para janë:

  • Sonic the Hedgehog
  • Comix Zone
  • Phantasy Star II
  • Kid Chameleon
  • Altered Beast

Tags >

Sega
Lajmet e fundit>