Lojërat

Së shpejti vjen version i ri i GTA San Andreas për Xbox 360

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti vjen version i ri i GTA San Andreas për Xbox 360

Grand Theft Auto: San Andreas së shpejti do të lëshohet për Xbox 360, siç e ka konfirmuar edhe Rockstar Games. Ky version sjell rezolucionin 720p, vizatim të përmirësuar të distancës dhe mbështetje të përmirësuar për ruajtjen e mbërritjeve në lojë.

Nëse e keni blerë lojën më parë, Rockstar thotë: “Versioni Gameson Demand i San Andreas nuk është i përputhshëm me versionin Xbox Originals. Ruajtja e skedarëve nuk do t’i bartë nga Xbox Originals. Poseduesit e versionit Xbox Originals ende do të kenë qasje në versionin e vjetër në konsollat e tyre dhe përgjatë historisë së tyre të shkarkimit, me opsionin për ta blerë versionin e ri për të përjetuar veçoritë e shtuara në një skedar të ri të ruajtur.”

Përveç kësaj, versioni i vjetër për Xbox i San Andreas më nuk është në dispozicion për t’u shkarkuar për Xbox 360 – ndonëse mbetet në dispozicion për t’u blerë për PlayStation 3. Si dhe, tetori i këtij viti shënon përvjetorin e dhjetë të lojës, që do të jetë një periudhë e përshtatshme për një lëshim të tillë.

San Andreas ishte lëshuar në tetor të vitit 2004 për PlayStation 2, ndonëse loja që atëherë ka mbërritur edhe për platforma të tjera si Xbox, PC, Mac dhe pajisje të ndryshme mobile. Grand Theft Auto V është planifikuar të vijë për Xbox One dhe Play Station 4 më 18 nëntor. Versioni për PC është planifikuar të vijë në janar të vitit 2015. Kjo lojë deri tani ka shitur më tepër se 34 milionë kopje. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTAXbox
Lajmet e fundit>