Lojërat

Së shpejti do të mund të kontrolloni lojën Assassin’s Creed me lëvizjen syve tuaj

Feb 7 2015
0 Shpërndarje
Së shpejti do të mund të kontrolloni lojën Assassin’s Creed me lëvizjen syve tuaj

Video loja e ardhshme e Assassin’s Creed do të karakterizohet nga një veçori inovatore të cilën shumë prej jush mund të mos e besojnë. Bëhet fjalë për një opsion me anë të të cilit ju do mund të kontrolloni lojën me sytë tuaj. Tobii, kompania suedeze e cila shet produkte kontrolli të syrit, ka lajmëruar iniciatiëve të re duke shtuar se kjo teknologji do të ofrohet vetëm në versionin PC. Në fakt kjo është loja e parë që debuton me një risi të tillë.

Loja do të përdorë pajisjen e njohjes së lëvizjeve të syrit Steel Series Sentry. Falë kësaj teknologjie kur përdoruesi shikon diçka në ekran atëherë dhe personazhi brenda video lojës do të bëjë të njëjtën gjë ndërsa kur ai i largon sytë nga ekrani loja do të ndërpritet automatikisht.

‘Lëvizja e syve është një mënyrë natyrale për të komunikuar me një lojë dhe krijon mundësi potenciale për zhvillim në këtë fushë’ deklaroi një ekspert. Video loja Assassin’s Creed Rogue u lançua në konsole vitin që shkoi por versioni PC pritet të vijë gjatë këtij viti. Presidenti i kompanisë së prodhimit të video lojrave tha se ky është vetëm fillimi dhe se një drejtim i ri e pret botën e video lojrave. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>