Lajme lojërash

Së shpejti arrin loja Journey

Jan 26 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti arrin loja Journey

 

Shumë do t’i gëzohen lajmit se puna për lojën ekskluze të PlayStation 3 e quajtur Journey ka përfunduar.

Pas paraardhësve të suksesshëm, flOw dhe Flower, ekipi nga Thatgamecompany në bashkëpunim me Santa Monica Studio, më në fund ka përfunduar punën në titullin e tretë, në të cilin kishin punuar që prej vitit 2009.

Sikurse në dy lojërat e mëparshme, na pret një gameplay i thjeshtë, me pamje mahnitëse dhe atmosferë të paharrueshme, ndërsa loja do të duhej të dal në shitje në pranverë dhe vetëm përmes distribuimit dixhital. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>