Lojërat

Sam Fisher vjen në 2013 për Splinter Cell: Blacklist

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Sam Fisher vjen në 2013 për Splinter Cell: Blacklist

Sam Fisher pritet të rikthehet në aksion vitin e ardhshëm në një Splinter Cell të ri, i gjashti me radhë. Loja do të jetë për PC, Xbox 360 dhe Play Station 3 dhe ka kontrollet Kinect për Microsoft. Sipas informacioneve, Blacklist po zhvillohet nga Ubisoft Toronto në bashkëpunim me Ubisoft Montreal.

Ngjarja zhvillohet 6 muaj pas Splinter Cell: Conviction dhe bëhet e ditur se do të jetë më afër serive klasike. Conviction e tregonte agjentin Fisher si një të arratisur dhe mashtrues që kërkonte hakmarrje për vrasjen e vajzës së tij, Sarës. Të gjitha elementet e Conviction do të jenë përsëri në Blacklist, por fansat kërkojnë kthimin e syzeve më shikim nate në lojë.

Blacklist do të ketë dhe rikthimin e versionit me shumë lojtarë (Multiplayer), që do të zhvillohet kundër mercenarëve, shtesë e cila mungonte në Conviction. Historia e lojës fokusohet në spiunimin politik, ku një grup kombëtar militant kërcënon ShBA-të. Fisher duhet të zgjidhë këtë konflikt dhe ndërfaqet e misioneve do të ndihmojnë lojtarin të bëjë veprimet e duhura në lojë.

Lajmet e fundit>